Pëllumb Qazimi, lindur më 1957, Skrapar, Shqipëri. Martuar me Fatbardha Qazimi dhe kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
1981-1996 përfunduar shkollat ushtarake në Shqipëri(Akademia Ushtarake, Akademia e Mbrojtjes, Kolegji i Mbrojtjes). 1992-2000 ka ndjekur kurse ushtarake dhe humanitare në Hungari, Turqi, Itali, Hollandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj. 1992 kryetar i komitetit ndërministror për refugjatët. 2000 përfunduar studimet pasuniversitare për siguri globale-diplomaci e mbrojtjes në Kolegjin Ushtarak Mbretëror, Universiteti Cranfield, Mbretëri e Bashkuar. 1980-2000 ka kryer detyra të ndryshme në Ushtrinë shqiptare. Shtator 2000-tetor 2006 (gjeneral brigade, general major, general lejtnant) Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Dhjetor 2006 konsulent për sigurinë në Institutin për Demokraci e Ndërmjetësim (IDN), Tiranë dhe kryetar i bordit botues të Revistës “Çështje të Sigurisë - Security Issues”, botim i IDN.
Gusht 2007 -prill 2014 ambasador i Shqipërisë në Kroaci.
Qershor 2008 - qershor 2010 ambassador i Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë (jo rezident).
Maj 2014 ambasador i Shqipërisë në Slloveni.
2002-2013 publikime në revista shqiptare dhe të huaja, kontribute në seminare dhe konferenca brenda dhe jashtë vendit. 2007 bashkëautor i studimit: “Këndvështrim nga Shqipëria-Studim për vlerësimin e kërcënimeve të sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”. 2012 autor i librit në gjuhën angleze “Albania, the Military and the Foreign Influence, 1912-1991”, botuar në Zagreb; përkthyer e botuar gjithashtu në gjuhën kroate në Zagreb në vitin 2013 me titullin “ALBANIJA - vojska i strani utjecaji 1912. - 1991.“ dhe në gjuhën shqipe botuar në Tiranë në vitin 2013 me titullin “Histori e Ushtrisë Shqiptare 1912-1991”.
Tetor 2001, mbrojtur niveli master MsC, Universiteti Cranfield, Mbretëri e Bashkuar.
Korrik 2012, Doktor i Shkencave, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Zagrebit.
Gjuhë të huaja: anglisht dhe greqisht.