Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit, gjatë takimit miqësor e konstruktiv me homologun spanjoll, José Manuel Albares në përfundim të vizitës zyrtare në Spanjë.
U rikonfirmuan marrëdhëniet tona të forta dypalëshe, u diskutua përparimi në dialogun politik dhe shfrytëzimi i mundësive të reja në sektorët e turizmit, energjisë dhe mbrojtjes. Memorandumi i Mirëkuptimit, ndërmjet Akademive tona Diplomatike do të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërmjet shërbimeve tona diplomatike. Mirënjohje Spanjës dhe Ministrit Albares për mbështetjen e tyre të zëshme për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.