Ambasada e Shqipërisë në Madrid me Ambasadoren znj.Entela Gjika, bashkë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama dhe ministren e turizmit dhe mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, kanë qënë pjesëmarrës në panairin e madh global të turizmit “FITUR Madrid” që u mbajt më datë 24 -28 janar me inagurimin e Mbretit Felipe VI.
U bë pritja nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, një mëngjes pune në rektoratin e UNED, (Universiteti Kombëtar i Edukimit në Distancë), në Organizatën Botërore të Turizmit, me Sekretarin e Përgjithshëm të UNWTO Zurab Pololikashvili; takim me Ministrin e Industrisë dhe Turizmit të Spanjës Jordi Hereu; takim me Sekretaren e Shtetit për Turizmin, Rosana Morillo; takim me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Mjedisit të Spanjës Hugo Moran Fernandez; si dhe takimi i fundit i “javës spanjolle” nga Ministri i Punëve të Jashtme Jose Manuel Albares.