Sot, patëm kënaqësinë të mirëpresim në Konsullatë një grup përfaqësues nga Gjimnazi “Dr.Ibrahim Temo” Strugë, drejtoreshën e shkollës, profesorë dhe nxënës.
Gjatë kësaj vizite, Konsulli i Përgjithshëm Z. Petrit Musaj u uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm që ky gjimnaz ka luajtur në formimin e brezave të rinj dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe institucioneve shtetërore, si dhe inkurajoi nxënësit të vazhdojnë rrugën e dijes dhe angazhimit qytetar. Më tej, ai i njohu të pranishmit me veprimtarinë e Konsullatës, arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat e kryesisht atë të integrimit.
Drejtoresha e Gjimnazit, “Dr.Ibrahim Temo”,
znj. Rajmonda Mamudi Shej, shprehu nga ana e saj mirënjohjen dhe falenderimin për mikpritjen e ngrohtë dhe për mundësinë që të vizitojmë këtë institucion të rëndësishëm. Si institucion arsimor, shtoi ajo, ne mbetemi të përkushtuar në edukimin e brezave të rinj me vlera, dije dhe përgjegjësi qytetare.
Shpresojmë që bashkëpunime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëbiseduese, duke shërbyer si një mundësi e mirë për shkëmbim idesh dhe për vijimin dhe forcimin e lidhjeve në të ardhmen.
Newsroom
Një grup nxënësish nga SH.M.K “Dr.Ibrahim Temo” vizitë në Konsullatë


