5 Maj
Pjesëmarrja e Ambasadores Albana Dautllari në takimin e organizuar nga Rrjeti i Grave Ambasadore në Suedi për të diskutuar rreth AI dhe lidhshmërisë me Sekretaren e Përgjithshme të ITU, Doreen Bogdan-Martin.
5 Maj
Takim online me themeluesin e kompanisë Reparell, Emil Pettersen, lidhur me sipërmarrjen e përbashkët midis Reparell Innovation dhe Everwave për adresimin e çështjeve të menaxhimit të mbetjeve në Kukës, Shqipëri.
7 Maj
Pjesëmarrja e Ambasadores Dautllari në darkën e përvitshme të shtruar nga Presidenti i Finlandës për krerët e misioneve diplomatike të akredituara në Finlande.
9 Maj
Pjesëmarrja e Ambasadës në aktivitetet e organizuara në kuadër të Ditës së Evropës nga Komisioni Evropian në Suedi në bashkëpunim me vendet anetare të BE dhe ato kandidate.
15 Maj
Takimi dypalësh mes Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit të Finlandes Petteri Orpo, në kuadër të EPC 2025.
15 Maj
Vizitë në Ambasadë nga një delegacion shqiptar me përfaqësues të UNA Albania, mësues dhe nxënës nga pesë gjimnaze shqiptare, si dhe kolegë nga UNA Sweden, në kuadër të vizitës së tyre studimore në Stokholm si pjesë e programit “Nga Klasa në Komunitet; Nxitja e Angazhimit Demokratik përmes Arsimit Joformal”.
21 Maj
Pjesëmarrja e Ambasadores Dautllari në takimin me Drejtoren e Pergjithshme te STV Anne Lagercrantz gjatë vizites së zhvilluar pranë ambjenteve të Sveriges Television (STV) nga Rrjeti i Grave Ambasadore në Stokholm.
28 Maj
Pjesëmarrja e Ambasadores Albana Dautllari në mëngjesin e punës të Ambasadorve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Sekretarin e Shtetit, Christian Danielsson, organizuar nga Ambasada Polake ne Stokholm ne kuadër të Presidencës së Këshillit Europian.
28 Maj
Pjesëmarrja e Ambasadës në Festimin e Ditës Ndërkombëtare të organizuar nga Shkolla Ndërkombëtare Britanike e Stokholmit (BISS) në kampusin e tyre në Ekeby.








