Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, Ambasada e RSH në Suedi nisi shpërndarjen e teksteve shkollore për mësimin e gjuhës shqipe nga nxënësit shqiptarë në Suedi.
Në një pritje të organizuar në ambientet e Ambasadës më 6 shtator 2025, mësues nga rajoni i Stokholmit u pajisën me tekste të Nivelit I dhe II, të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën.


