Elvira Isufi
Ambasadore
Znj. Elvira Isufi është diplomate karriere. Ajo mori detyrën e saj si Ambasadore e Dekretuar e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë në tetor 2026, në pritje të paraqitjes së letrave kredencialeve te Madhëria e Tij Mbreti Carl Gustaf i XVI.
Përpara emërimit të saj në Stokholm, nga janari 2021 deri në tetor 2026, ajo shërbeu si Zëvendës Ambasadore/me gradën diplomatike personale Ministre Fuqiplotë, në Ambasadën e Shqipërisë në Greqi. Gjatë karrierës diplomatike detyrat e saj të mëparshme përfshijnë: Zëvendës Ambasadore në Ambasadën e Shqipërisë në Kroaci, Drejtore e Drejtorisë për Amerikat, Paqësorin, Azinë dhe Afrikën në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministre Fuqiplotë në Ambasadën e Shqipërisë në Slloveni, Drejtore e Drejtorisë për Marrëdhëniet Dypalëshe me Vendet e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Stamboll/Turqi, diplomate në Ambasadat e Shqipërisë në Francë dhe Greqi, si dhe në disa poste në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Znj. Isufi është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori – Filologji, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge. Ajo ka kryer disa programe profesionale trajnimi në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo flet anglisht, frëngjisht, dhe italisht. Eshtë e martuar.


