Ambasadorja Albana Dautllari prezantoi letrat e saj kredenciale prane Madhërisë së Tij, Mbretit Carl XVI Gustaf, gjatë audiencës zyrtare në Pallatin Mbretëror, më 21 Mars 2024.
Mbreti dhe Ambasadorja diskutuan mbi interesat e përbashkëta dhe marrëdhëniet miqësore dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Suedisë.
Përpara audiencës zyrtare me Mbretin, Ambasadorja Dautllari dhe stafi diplomatik i Ambasadës u priten në Ministrinë e Punëve të Jashtme.