Helsinki,13 Qershor 2024, Shqipëria iu bashkua aleatëve të NATO-s dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si anëtarja e 36-të e Qendrës Evropiane të Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibride.
Ministri Igli Hasani, tha se ky është një moment historik në përpjekjet tona kolektive për të zhvilluar strategji që adresojnë sfidat komplekse të kërcënimeve hibride dhe mbrojnë demokracitë tona.
Ai u shpreh se së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të sigurtë për rajonin euro-atlantik.