Gjatë vizitës zyrtare në Helsinki, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vizitoi Fondacionin e Paqes, “Martti Ahtisaari”.
Ministri Hasani shprehu mirënjohjen për rolin dhe kontributin e vyer e Presidentit Ahtisaari në Kosovë dhe rajonet e tjera, si dhe diskutoi programet e partneritetit me MPJ-në e Finlandës, duke u fokusuar në prioritet e fondacionit si: inovacionet digjitale edhe roli i grave në ruajtjen e paqes.