Më datë 24 prill 2024, Ambasadorja e Shqipërisë në Suedi, Albana Dautllari, mikpriti në ambjentet e Ambasadës, anetarë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Suedi, për tu njohur nga afër dhe diskutuar mbi shembujt e suksesit, sfidat dhe mënyrat e bashkëpunimit.
Të pranishën ishin përfaqësues të shoqatave shqiptare në Suedi, katedra e gjuhës shqipe në Upsala, mësues të gjuhës shqipe, si dhe personalitete shqiptare që kontribuojnë në fusha të ndryshme si në mjekësi, drejtësi, administraten publike, media, biznes, art dhe kulturë etj.
Ishte kenaqësi prania e dy anetarëve të parlamentit të Suedisë, Adnan Dibrani dhe Aida Birinxhiku, si dhe e Ambasadores së Kosovës në Suedi, Shkendije Geci-Sherifi.
Ambasadorja Dautllari tha para të pranishmëve se Shqipëria është krenarë për punën dhe arritjet e diasporës tonë në Suedi dhe mirënjohëse për kontributin e tyre në ekonominë shqiptare, si dhe shprehu gadishmërinë për secilin që ka një ide dhe dëshirë për të bashkëpunuar në të mirë vendit dhe komunitetit.