Në ditën e parë të vizitës në Finlandë, Ministri Hasani u prit në një takim nga Presidenti i Republikës, Alexander Stubb.
Gjatë takimit u ri-konfirmuan marrëdhëniet e forta dypalëshe mes Shqipërisë dhe Finlandës.
Hasani i përcolli Presidentit Stubb mirënjohjen e Shqjpërisë për mbështetjen e Finlandës për integrimin e vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE.
Gjithashtu, Ministri Hasani dhe Presidenti Stubb garantuan bashkëpunimin e vazhdueshëm si aleatë të NATO-s dhe angazhimin e përbashkët për paqen dhe sigurinë.