Ministri Hasani zhvilloi një takim mjaft të mirë me homologun suedez Tobias Billstrom. Dy ministrat diskutuan marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe mundësitë për të rritur bashkëpunimin ekonomik, tregtar si dhe investimet midis Suedisë dhe Shqipërisë.
Suedia është një avokate e fortë për zgjerimin e BE-së dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ministri Hasani shprehu vlerësimin e Shqipërisë për mbështetjen dhe ndihmën e vlefshme teknike të Suedisë në këtë rrugëtim.
Shqipëria dhe Suedia janë të bashkuar në qëndrimin tkundër agresionit rus dhe mbështetjen për Ukrainën, dhe do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë së bashku si aleatë të NATO-s për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin.