Gjatë vizitës së tij në Suedi Ministri Hasani zhvilloi një diskutim frytdhënës me Business Sweden dhe një vizitë në kompaninë “Ericson”, ku u fol rreth bashkëpunimit të mundshëm në ekonomi, energjinë e rinovueshme, transformimin dixhital, turizëm dhe infrastrukturë.
Potenciali ekonomik i Shqipërisë, zhvillimi i shpejtë dhe burimet e shumta, pavarësisht sfidave gjeopolitike janë tregues të stabilitet të jashtëzakonshëm dhe rritje mbresëlënëse të Shqipërisë.
Ministri inkurajoi investitorët suedezë të eksplorojnë mundësinë për investime në sektorë të ndryshëm premtues në Shqipëri, duke ndërtuar partneritet me përfitime të përbashkëta, për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin.