Drejtuar Mësuesve të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Suedi, Norvegji, Finlande dhe Islandë:
Në kuadër të planifikimit për botimin e teksteve shkollore për vitin shkollor 2021-2021, sipas pikës 7, të VKM-së nr. 443, datë 26.06.2019, “Për organizimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në Diasporë”, Ambasada, kërkon nga të gjithë mësuesit që janë të angazhuar në procesin e mësimit plotësues të Gjuhës Shqipe në vendet Skandinave, të kontakojnë ambasadën në adresën e email-it: embassy.stockholm@mfa.gov.al deri me datë 19 maj 2021.
Lutemi, në email të na dërgoni një informacion te plotë lidhur me aktivitetin tuaj mësimor, institucionin ku e ushtroni profesionin, si dhe mbi numrin e nxënësve që kanë ndjekur mësimin plotësues të gjuhës shqipe gjatë vitit shkollor 2020-2021 duke përcaktuar edhe nivelin e klasës së gjuhës shqipe që ka ndjekur secili nxënës.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Ambasada e RSH në Stockholm