Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin e vendit në BE, Ambasadori Zef Mazi, zhvilloi më 8 tetor një vizitë zyrtare në Finlandë, ku u takua me MPJ, Pekka Haavisto.
Në takim u shkëmbyen mendime për një numër çështjesh të rëndësishme, si bashkëpunimet rajonale, vendimet për kuadrin negociues për Shqipërinë dhe konferencën e parë ndërqeveritare, ngerçi dhe bllokimi i ecurisë për shkak te mosmarreveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedoninë së Veriut, etj.
Ministrit Haavisto iu paraqit qëndrimi i qartë i Shqipërisë, perfshirë me argumentat, se përse duhet bërë sa më parë konferenca. U theksua se alternativa e vetme është vijimi i procesit te integrimit.
Ministri Haavisto konfirmoi mirëkuptimin e palës finlandeze, përgëzimin dhe mbështetjen e saj për plotësimin nga Shqiperia të të gjithë kërkesave të Keshillit per mbajtjen e konferences. Qëndrimi i Finlandës ka qenë dhe është mbështetëse e qartë e vijimit të procesit të zgjerimit dhe se Shqipëria i ka plotësuar kërkesat për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Kryenegociatori Zef Mazi zhvilloi edhe një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve të ndryshme finlandeze.
Gjatë vizitës në Finlandë, Kryenegociatori Zef Mazi u shoqërua nga Ambasadori i RSH në Finlandaë (jo rrezident), Virgjil Kule.