9 shtator 2024 – filloi procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore për nxënësit e gjuhës shqipe në Suedi dhe në Finlandë.
10 shtator 2024 – takim me shoqaten shqiptare “Jehona Stokholm” për planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe dhurimi i teksteve të gjuhës shqipe dhe disa librave letrar.
10 shtator 2024 – pjesëmarrja e Ambasadores Albana Dautllari në hapjen e sesionit të ri parlamentar të Riksdag.
12 shtator 2024 – Takim në Universitetin e Upsalës me drejtuesin e Departamentit të Gjuhëve Moderne, Frank Thomas Grub dhe drejtuesen e katedrës së gjuhës shqipe, Entela Tabaku Sorman për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit me universitetet shqiptare.
16-17 Shtator – pjesëmarrja e Ambasadores Dautllari në EU Lund Days 2024, forumi kryesor vjetor suedez për BE, për të disktuar mbi zgjerimin, sigurinë, gjeopolitikën si dhe zgjedhjet europarlamentare dhe sfidat e Komisionit të ri Evropian.
16 shtator 2024 – Vizitë e Ambasadores në MAX IV Lund (një ndër laboratorët shkencor më avancuar në Evropë) dhe takim me Drejtorin e Pergjithshëm Olof Karis.
17 shtator 2024 – Vizitë e Ambasadores në Universitetin e Lundit dhe takimi me Zv.Dekanen Lena Eskilson për të diskutuar mbi mundësitë e shkëmbimit me unviversitetet tona.
17 shtator 2024 – Takim me Kryetarin e Bashkisë së Lundit Anders Almgren për diskutuar mbi fushat e bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe Lundit.
18 shtator 2024 – Takimi i krerëve të misioneve diplomatike në Stokholm (vendet e BE-së dhe ato kandidate) me Ministren e Çështjeve për BE të Suedisë Jessica Rosencrantz, organizuar nga Ambasada e Hungarisë, në kuadër të presidencës hungareze të BE-së.
25 shtator 2024 – Takimi i krerëve të misioneve diplomatike në Stokholm (vendet e BE-së dhe ato kandidate) me Guvernatoren e Stokholmit Anna Kinberg Batra.
27 shtator 2024 – pjesëmarrje në Konferencen e SIEPS “Ta bëjmë zgjerimin e BE-së të funksionojë sërish” me folës Sekretarin e Shtetit për Çështjet e BE, Christian Danielson.
Newsroom
PËRMBLEDHJE E TAKIMEVE DHE AKTIVITETEVE – SHTATOR 2024