NJOFTOJMË SHTETASIT SHQIPTARE QË DO TË UDHËTOJNË DREJT SHQIPËRISË PËR PAJISJEN TYRE ME PASAPORTE DHE KARTE IDENTITETI, PËR PROCEDURËN E APLIKIMIT ONLINE QË DUHET TË NDJEKIN:
Të gjitha aplikimet për pajisje/ripajisje me dokumente biometrike kryhen fillimisht #online.
Shtetasit e interesuar, ndjekin paraprakisht procedurën e aplikimit online dhe në vijim informohen lidhur me datën dhe orarin e paraqitjes në zyrat e ALEAT për të përfunduar procedurën e aplikimit.
Të gjithë shtetasit e interesuar për të marrë këtë shërbim, duke qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duhet te ndjekin këto hapa:
Në rastin e aplikimit për pajisje/ripajisje me pasaportë biometrike, si dhe pasaportë biometrike dhe kartë identiteti njëkohësisht, duhet të ndjekin procedurën si mëposhtëm:
Aplikojnë në e-Albania duke zgjedhur opsionin: “Aplikim i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës”;
Për dijeninë tuaj, ju përcjellim linkun me informacionin e detajuar lidhur me procedurën e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPPSH/13882/DPPSH_13882_n3_s1_web.aspx?service_code=13882
Pas shqyrtimit të aplikimit, shtetasit e interesuar do të njoftohen me sms dhe e-mail për miratimin ose jo të procedurës së kërkuar ligjore nga Policia;
• Pjesë e mesazhit të sipërcituar, të miratimit, do të jetë edhe linku ku shtetasit duhet të rezervojnë datën dhe orën për t’u paraqitur fizikisht në zyrat përkatëse të ALEAT, me qëllim vijimin e procedurës së aplikimit;
b) Në rastin e aplikimit për pajisje/ ripajisje vetëm me kartë identiteti, shtetasit e interesuar duhet të rezervojnë takimin për tu paraqitur në zyrën përkatëse të ALEAT. Informacioni lidhur me procedurën që duhet ndjekur për rezervimin gjendet në linkun si vijon: https://rezervo.aleat.al/