Njoftojmë të gjithë shtetasit të cilët kanë aplikuar për pasaporta dhe karta ID deri në datën:
9 gusht 2024, të paraqiten në Ambasadë për tërheqjen e tyre.
Shërbimi i shpërndarjes ofrohet nga e hëna deri të premten, nga ora 10:00 deri në orën 14:00.
Sherbimi nuk ofrohet në ditët e pushimeve zyrtare, sipas kalendarit të festave në Republikën e Shqipërisë!
UDHËZIM
PËR PERSONAT QË DUAN TË TËRHEQIN PASAPORTËN ME POSTË
Për tërheqjen e pasaportës me postë duhet të keni parasysh, si më poshtë:
Posta duhet të jetë e gjurmueshme/rekomande (me kod gjurmimi).
Në zarfin që do të nisni në adresën e Ambasadës (Capellavägen 7, 181 32, Lidingö) vendosni:
- Kuponin e aplikimit që keni marre në përfundim të aplikimit, në Ambasadë.
- Fotokopje të dokumentit të identitetit të aplikuesit ose prindit në rastin e aplikimeve për fëmijë;