22 Janar
Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate të akredituar në Stokholm, zhvilluan një takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Maria Malmer Stenergard, organizuar nga Ambasada e Polonisë në Stokholm, në kuadër të presidences polake të Këshillit të BE-së.
10 Shkurt
Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate të akredituar në Stokholm, zhvilluan një takim me Ministren për Cështjet Evropiane të Suedisë Jessica Rosencrantz, organizuar nga Ambasada e Polonisë në Stokholm, në kuadër të presidences polake të Këshillit të BE-së.
12 Shkurt
Pjesëmarrja e Ambasadores Dautllari në një takim të organizuar nga Ambasada e Kandasë në Stokholm me rastin e vendosjen se Suedisë në Letoni si pjesë e Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s, ne te cilen ben pjese dhe Shqiperia.
12 Shkurt
Pjesëmarrja e Ambasadores në pritjen e organizuar nga Kryetari i Riksdag Andreas Norlén për krerët e misioneve diplomatike në Suedi.
14 Shkurt
Pjesëmarrja e Ambasadores Dautllari në pritjen e organizuar në pallatin mbretëror nga Mbreti i Suedisë SH.T.Z Carl XVI Gustaf.
18 Shkurt
Takim i organizuar nga Letonia me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Suedisë z. Peter Sandwall.
18 Shkurt
Takim i Ambasadores së Shqipërisë dhe Ambasadorëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës me Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Stokhomit, Z. Olle Burell.
19 Shkurt
Pjesëmarrja e Ambasadores Dautllari në takimin e organizuar nga Rrjeti i Grave Ambasadore në Stokholm me të ftuar nderi Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Maria Malmer Stenergard.
21 Shkurt
Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate të akredituar në Stokholm, zhvilluan një takim me Ministrin e Drejtësisë së Suedisë Gunnar Strommer, organizuar nga Ambasada e Polonisë në Stokholm, në kuadër të presidences polake të Këshillit të BE-së.
24 Shkurt
Ambasadorja Albana Dautllari iu bashkua shumë ambasadorëve të tjerë në Måndagsrörelsen në Stokholm në shenjë solidariteti dhe mbështetje të Ukrainës, në 3 vjetorin e fillimit të luftes në Ukraine.
Pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme me rastin e 17 vjetorit te pavarësisë së Kosovës, në Stokholm dhe Oslo.