Gjatë aktivitetit u shfaq filmi i restauruar shqiptar “Beni ecën vetë” dhe pjesëmarrësit, shumica fëmijë dhe prindër, patën mundësi të vizitojnë dhe ekzpozitën “Rezistenca e Shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore”, e cila paraqet në mënyre kronologjike faktet historike që çuan deri në çlirimin e vendit.
Në fjalën e saj përshendetëse, Ambasadorja, ndër të tjera, tha se filmi i sjellë nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Çlirimit, perveç prezantimit me vepra të tilla të kinematografisë sonë, që datojnë prej vitit 1975, ky film jep edhe një mesazh te femijët që të përballen edhe me mjedise të ndryshme nga ato të cilët janë rritur dhe të bëhen më të pavarur.