Në fjalën e saj, Ambasadorja përgëzoi organizatorët për mbajtjen e festivalit, i cili bashkoi shumë artistë dhe poetë shqiptarë në diasporë, si dhe shërben për promovimin e vlerave artistike dhe kulturore, si dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.
Gjatë vizitës së saj në Malmö, Ambasadorja Dautllari zhvilloi dhe disa takime me autoritetet lokale, ku u takua me Presidenten e Këshillit Bashkiak Znj. Carina Nilsson dhe Guvernatorin e qarkut Skåne, Z. Ola Melin.