Nën kujdesin e KM Stefan Löfven, sot në Malmö organizohet Forumi Ndërkombëtar në kujtim të Holokaustit dhe Luftës kundër Antisemitizmit (International Forum on Holocaust Remembrance and Combating Antisemitism).
Në këtë aktivitet janë ftuar kryetarë shtetesh dhe kryeministra të vendeve të ndryshme.
Në këtë Forum merr pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Kryeministri z. Edi Rama, i cili shoqërohet nga Ambasadori i RSH në Mbretërinë e Suedisë, z. Virgjil Kule.
Edhe pse antisemitizmi duhet të mbetet në histori, ne shohim se ai po përhapet në shoqërinë e sotme, në Evrpoë dhe më gjerë. Urrejtja ndaj hebrenjve haset edhe në kohën tonë, në grupet e ekstremit të djathtë, në grupe të caktuara të majta dhe në mjedise islamike. Ndërkohë, shohim teori konspirative në mediat sociale dhe si shtrembërohet dhe shfrytëzohet kujtesa e Holokaustit për qëllime politike.
Është detyrë e të gjitha vendeve që t’i kundërvihen antisemitizmit. Pjesë e rëndësishme e kësaj është përkujtimi i Holokaustit, i cili bëhet më i vështirë tani, kur ata që i mbijetuanHolokaustit po plaken dhe së shpejti nuk do të jenë më në gjendje të ndajnë përvojat e tyre. Duke kujtuar dhe ndërmarrë veprime kundër antisemitizmit sot, ne sigurohemi që ngjarje të tilla si Holokausti të mos ndodhin kurrë më.