Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Suedi, Znj. Albana Dautllari, në datën 18 prill 2024, u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Z. Tobias Billström
Ambasadorja Dautllari i shprehu Ministrit Billström mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe gadishmërinë për të punuar sëbashku për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, tashmë dhe si aleate në NATO.