Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë Igli Hasani dhe Ministrja për Punët e Jashtme e Finlandës Elina Valtonen diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe, zgjerimin e Bashkimit Evropian, bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor dhe sigurinë globale si aleatë të NATO-s.
Ministri Hasani u shpreh se pranimi i Finlandës në Aleancë ka forcuar sigurinë euroatlantike dhe ka konfirmuar politikën e dyerve të hapura të NATO-s.
Dy ministrat dakordësuan për thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, turizëm, mbështetjen për Ukrainën dhe NATO-n.