Gjatë vizitës zyrtare në Suedi, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u takua me Kryetarin e Kuvendit, Andreas Norlén, grupin e miqve për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin e Suedisë dhe Ministren për Çështjet e BE-së, Jessika Roswall.
Ata diskutuan mbi rritjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e eksperiencave dhe mbështetjen e procesit të negociatave të Shqipërisë me BE-në, gjithashtu edhe koordinimin midis grupit të miqësisë, komisioneve, deputetëve dhe shërbimeve parlamentare.
Ministri Hasani vlerësoi rolin e grupit parlamentar të miqësisë për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin e Suedisë, duke nënvizuar rolin e tij jetik në politikat e zgjerimit, ndërsa shprehu krenarinë për përkushtimin dhe kontributin e deputetëve me origjinë shqiptare në këtë proces.