Ministri për Evropen dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një takim të ngrohtë me shoqatën finlandeze “Paasikivi Seura”, ku diskutuan mbi politikën e jashtme të Shqipërisë, bashkëpunimin për sigurinë me aleatë në NATO dhe perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Në bisedën me kryetaren e grupit të miqësisë Shqipëri – Finlandë, Tytti Tuppurainen, Ministri siguroi se Shqipëria, në bashkëpunim me aleatët baltikë, mbetet e përkushtuar në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj, në luftën e tyre të drejtë.