4 mars:
Pjesëmarrja e Ambasadores Albana Dautllari në festimet për Ditën e Grave, organizuar nga International Women’s Club në Royal Swedish Opera. Aktiviteti u përshëndet nga Z. Olle Burell, President i Stockholm City Council.
5 mars:
Ambasada e Shqipërisë në Stokholm mori pjesë në festimet e Muajit të Frankofonisë, organizuar nga Instituti Francez në Suedi dhe në bashkëpunim me shumë ambasada të tjera të vendeve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, prezantoi traditën e pasur gastronomike të vendit tonë, përmes disa gatimeve tradicionale, teksa u dhanë informacione dhe zhvilluan biseda për Shqipërinë si destinacion turistik.
10 mars:
Ministrja për Çështjet Evropiane e Suedisë, Jessica Rosencrantz zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua ndër të tjera me Kryeministrin Edi Rama dhe MPJ Igli Hasani. Në përfundim të takimeve, Rosencrantz u shpreh se Shqipëria është një nga vendet kryesore në procesin e anëtarësimit në BE, me objektiva ambiciozë dhe rezultate të forta.
18 mars:
Takim në Ambasadë me Bordin Drejtues të Shoqatës Jehona Stockholm, për të diskutuar mbi bashkëpunimin e realizuar përgjatë vitit të parë të ekzistencës së shoqatës, si dhe planet dhe projektet e ardhshme.
24 mars:
Pjesëmarrja e Ambasadores Dautllari në takimin e organizuar nga Ambasada polake me Ministrin suedez të Mbrojtjes Pål Jonson, në kuadër të presidencës polake të BE.
25 mars:
Ambasada e Shqipërisë në Suedi, në bashkëpunim me Institutin Francez në Suedi, në kuadër të muajit të Frankofonisë, sollën në Stokholm filmin e mirënjohur të regjizorit shqiptar Erenik Beqiri, “A Short Trip”. Në po të njejten mbrëmje, Ambasada e Kosovës prezantoi dokumentarin “Sans le Kosovo” nga regjisorja Dea Gjinovci. Të dyja ambasadat mirëpritën publikun me disa produkte tradicionale shqiptare.
26 mars:
Pjesëmarrja e Ambasadores Dautllari në takimin e organizuar nga Ambasada polake me Ministrin suedez për Bashkëpunimin në Zhvillimin Ndërkombëtar Benjamin Dousa, në kuadër të presidencës polake të BE.
27 mars
Aktivitet në Ambasadë për delegacionin shqiptar të përbërë nga start up-et fituese të Challenge Fund nga EU4Innovation, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjencive qeveritare shqiptare në fushën e inovacionit, në përfundim të vizitës së tyre studimore në Suedi, së bashku me Ambasadorin e Suedisë në Shqipëri Niklas Ström dhe përfaqësues të institucioneve suedeze.






