- 6 nëntor – Takim i Ambasadores Dautllari me Zv.Ministren për Bashkëpunimin për Zhvillimin Ndërkombëtar, Znj. Diana Janse.
- 7 nëntor – Pjesëmarrja e Ambasadores në takimin e Ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe vendeve kandidate me kryetarin e parlamentit të Suedisë, Z. Andreas Norlen, organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Stokholm, në kuadër të presidencës hungareze të Këshillit të BE.
- 8 – 9 nëntor – Pjesëmarrja e diplomates Elda Lezaj në Junction hackathon 2024, në Helsinki, ku morën pjesë dy ekipe me të rinj të talentuar në fushen e teknologjisë së informacionit nga Shqipëria: Shkolla Digjitale Ferizaj dhe Zennit.
- 14 nëntor – Takim i Ambasadores Dautllari me Zv.Ministrin për Punët Sociale të Suedisë, Z.Johan Höij për të diskutuar mbi bashkëpunimin dypalësh.
- 15 nëntor – Takime të Ambasadores me autoritetet lokale në Malmo, me Presidenten e Këshillit Bashkiak Znj. Carina Nilsson dhe Zëvendës Guvernatorin e rajonirt të Skåne, Z. Ola Melin.
- 16 nëntor – Pjesëmarrja e Ambasadores Dautllari, në Festivalin e XX të poezisë dhe muzikës krijuese shqiptare në diasporë, në Malmö të Suedisë.
- 20 nëntor – Vizita studimore e Ambasadorëve të vendeve të BE dhe vendeve kandidate në Hagastaden dhe Klinikën Univesitare Karolinska.
- 22 nëntor – Pritje në ambjentet e Ambasadës për mësuesit e Gjuhës Shqipe me rastin e Ditës së Alfabetit.
- 23 nëntor – Aktivitet me rastin e 80 vjetorit të Çlirimit, në bashkëpunim me shoqaten kulturore “Jehona” dhe “Albakos”, ku u shfaq filmi shqiptar i restauruar nga AQSHF “Beni ecën vetë” dhe u prezantua ekzpozita “Rezistenca e Shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore”.
- 26 nëntor – Pjesëmarrja e Ambasadores në takimin e Ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe vendeve kandidate me Sekretarin e Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë, Z. Dag Hartelius, organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Stokholm, në kuadër të presidencës hungareze të Këshillit të BE.
- 26 nëntor – Aktivitet me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe 80 vjetorit të Çlirimit, në ambjentet e Parlamentit (Riksdag)të Suedisë, organizuar në bashkëpunim me miqtë e Shqipërisë në Riksdag.
- 28 nëntor – Hapja në ambjentet e Ambasadës e ekspozitës “Rezistenca e Shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore” për të gjithë bashkëkombasit tanë në Suedi.
- 29 nëntor – Pjesëmarrje e Ambasadores Dautllari në aktivitetin e organizuar nga shoqata Arberia në Goteborg, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
- 30 nëntor – Pjesëmarrja e diplomatit Eno Çollaku në festën e pavaresisë të organizuar nga shoqata Jehona Stockholm.
Newsroom
Përmbledhje E Disa Prej Takimeve Dhe Aktiviteteve Kryesore – Nëntor 2024