1-2 prill:
Pjesëmarrja e Ambasadores Albana Dautllari në vizitën e trupit diplomatik në rajonin e Västernorrland, organizuar nga Ministria e Jashtme Suedeze.
5 prill:
Pjesëmarrja e përfaqësuesit të Ambasadës, Eno Çollaku, Sekretar i Parë, në “Kuizin e Diturisë 2025”, në Malmö, me ftesë të Lidhjes së Shoqatave Shqiptare “Iliria”.
9 prill:
Pjesëmarrja e Ambasadores Dautllari në takimin e organizuar nga Ambasada polake në Stokholm me Ministrin suedez për Administraten Publike, Z. Erik Slottner, në kuadër të presidencës polake të BE.
10 prill:
Pjesëmarrja e Ambasadores Dautllari në takimin e organizuar nga Ambasada polake në Stokholm me Ministrin suedez për Migracionin, Z. Johan Forssell, në kuadër të presidencës polake të BE.
23 prill:
Takim pune me Z. Björn Söder, Kryetar i delegacionit të Suedisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE, si dhe antar i Grupit te Miqesisë për Ballkanin Perëndimor në Riksdag.
25 prill:
Vizitë studimore e Shoqatës për Çështje Ndërkombtare të Stockholmit (SAIA) në Ambasade dhe bashkëbisedim i hapur me Ambasadoren Albana Dautllari mbi Shqipërinë dhe punën në shërbimin e jashtëm.
29 prill:
Takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Suedeze të Pyjeve, Z. Herman Sundqvist, për të diskutuar mbi bashkëpunimin lidhur me çështjet e pylltarisë, edhe në kuader të integrimit në BE.
29 prill:
Takim me Kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme në parlamentin suedez, Z. Aron Emilsson, për të diskutuar mbi zhvillimet dhe progresin e Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin parlamentar ndërmjet dy vendeve tona.







