- 1 – 2 Tetor 2024 – Vizita e punës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, z. Artur Metani në Stokholm, i cili së bashku me Ambasadoren Dautllari, zhvilloi takime me Kryetarin e Komisionit per Çeshtje të BE në Parlamentin e Suedisë, Z. Erik Ottoson, si dhe në Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Drejtësisë të Suedisë. Gjatë takimeve u prezantua funksioni dhe roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe kontributi në forcimin e shtetit të së drejtës, si një element kyç për procesin e negocimit të Shqipërisë për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
- 8 Tetor 2024 – Udhëtimi i Ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe vendeve kandidate në Kiruna. Takimi me zyrtarët e lartë të Komunës së Kirunës si dhe vizita në objekte të rëndësisë së veçantë si miniera e Kirunës, Esrange Space center etj.
- 9 Tetor 2024 – Pjesëmarrja në Panairin Nordik të Ushqimit Organik 2024 në Stokholm, ku 4 kompani shqiptare të eksportit të bimeve medicinale dhe aromatike prezantuan prodhimet e tyre me mbështetjen e fondacionit CNVP Albania.
- 10 Tetor 2024 – Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Norvegji, SH.S.Znj. Albana Dautllari, prezantoi përpara Madhërisë së Tij, Mbretit Harald V të Norvegjisë, letrat kredenciale si Ambasadore e Shqipërisë në Norvegji.
- 10 tetor 2024 – Takimi i Ambasadores Dautllari me diasporen shqiptare në Norvegji dhe pritja nga Ambasada e Kosovës në Norvegji, gjatë së cilës u shpërndanë libra te gjuhës shqipe.
- 14 Tetor 2024 – Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Islandë, SH.S.Znj. Albana Dautllari prezantoi përpara Presidentes së Islandës, SH.S.Znj. Halla Tomasdottir, letrat kredenciale si Ambasadore e Shqipërisë në Islandë. Ambasadorja Dautllari zhvilloi një takim me një pjesë të diasporës shqiptare në Islandë.
- 22 Tetor 2024 – Takim me përfaqësues të Ministrisë së Çeshtjeve Rurale dhe Infrastrukturës për të diskutuar mbi një marrëveshje mes Suedisë dhe Shqiopërisë për lejet e drejtimit shqiptare.
- 23 Tetor 2024 – Seminari mbi investimet në Ballkanin Perendimor, organizuar nga grupi parlamentar i miqësisë për Ballkanin Perendimor në bashkëpunim me Ambasadat e vendeve të rajonit dhe Ambasadave suedeze në rajon. Ambasadorja Dautllari prezantoi përpara kompanive të ndryshme suedeze të pranishme mundësitë dhe kushtet që ofron Shqipëria për investime dhe shkëmbime tregtare.
- 26 Tetor 2024 – Ora e leximit në shqip për fëmijët në bashkëpunim me shoqaten kulturore shqiptare “Jehona”. Ambasadorja Dautllari lexoi disa pjesë të përzgjedhura për fëmijët si dhe bashkëbisedoi me to dhe prindërit mbi rëndësinë e leximit dhe ruajtjen e gjuhës shqipe.
Newsroom
Përmbledhje E Disa Prej Takimeve Dhe Aktiviteteve Kryesore – Tetor 2024