Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Norvegji, SH.S.Znj. Albana Dautllari, prezantoi me 10 Tetor 2024, përpara Madhërisë së Tij, Mbretit Harald V të Norvegjisë, letrat kredenciale si Ambasadore e Shqipërisë në Norvegji.
Gjatë Audiencës së saj me Mbretin e Norvegjisë, Ambasadorja Dautllari mbante veshur disa elemente nga veshja tradicionale shqiptare, tashmë trashëgimi kulturore e mbrojtur nga UNESCO, xhubleta.