Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Suedi organizoi në ambjentet e Parlamentit (Riksdag)të Suedisë, një aktivitet me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe 80 vjetorit të Çlirimit, ku morën pjesë parlamentarë, zyrtarë vendas, pjesëtarë të trupit diplomatik të akreditituar në Suedi, si dhe miq të Shqipërisë.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me miqtë e Shqipërisë në Riksdag. Në kuadër të 80 vjetorit të çlirimit u shfaq dhe ekzpozita “Rezistenca e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore”.
Kremtimi i festave u shoqërua edhe me muzikë shqiptare të interpretuar nga artiste të komunitetit shqiptar në Suedi si dhe me produkte të zgjedhura shqiptare.
Falenderim i veçantë për deputetin suedez me origjinë shqiptare Arber Gashi për ndihmen e dhënë për organizimin e këtij aktiviteti.