Në Diten e Alfabetit, patëm kënaqësinë të kishim në ambjentet e Ambasadës mësues të gjuhës shqipe nga disa qytete të Suedisë, si dhe nga Finlanda për të kremtuar së bashku gjuhen tonë amtare dhe diskutuar mbi mësimin e gjuhës shqipe në këto vende.
Ambasadorja e Shqipërisë, Albana Dautllari, shprehu mirënjohje dhe falenderime para mësuesve të pranishëm por edhe për të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe në Suedi, Finlandë dhe Norvegji, për punën e tyre të jashtëzakonshme në kultivimin e gjuhës tonë amtare te brezat e rinj që po rriten në këto shtete.
Ambasadorja theksoi angazhimin për të bashkëpunuar me të gjithë mësuesit në funksion të mbarëvajtjes së procesit të mësimit të gjuhës shqipe në sistemin shkollor vendas dhe tha se dera e Ambasadës ështe e hapur për të gjithë mësuesit.
Ambasada e RSH në Suedi ka shpërndarë pranë mësuesve të gjuhës shqipe në Suedi, Finlandë dhe Norvegji tekste të gjuhës shqipe, niveli I dhe niveli II, dhe është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjithë mësuesit për pajisjen me tekste dhe më gjerë në të ardhmen.
Në ambientet e Ambasadës të ftuarit patën dhe mundësinë te vizitonin dhe ekpozitën e hapur me rastin e 80-të vjetorit të Çlirimit.