Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Stokholm, Suedi njofton shpalljen e vendit të lirë të punës dhe ka nisur procesin e rekrutimit për pozicionin e Financieres/Sektretares Teknike të Ambasadës.
Aplikantët që shprehin interesin për të aplikuar për këtë pozicion vakant duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
- Të zotërojë diplomë “Bachelor”, preferohet në degët Ekonomike apo Shkencat Sociale
- Të ketë njohuri në fushën e financave
- Të ketë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike Word dhe Excel
- Të zotërojë gjuhën shqipe, angleze dhe suedeze, të shkruar dhe të folur
- Të ketë dokumente të rregullta qëndrimi në Suedi
- Të banojë në Stokholm
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre, në gjuhen shqipe ose angleze, si dhe dokumentacionin që verteton përmbushjen e kritereve sa me siper,në adresën zyrtare elektronike embassy.stockholm@mfa.gov.al,brenda datës 23 Qershor 2023.
Pas shqyrtimit të kërkesave, bazuar në përmbushjen sa më të plotë të kritereve të mësipërme, Ambasada do të kontaktojë aplikantët e përzgjedhur për zhvillimin e një interviste në Ambasadë.