8 Maj 2024 – Takim me shoqaten kulturore “Teuta” për të folur lidhur me projekte të përbashkëta për promovimin e Shqipërisë.
9 Maj 2024 – Takim me shoqatat shqiptare në Malmo për tu njohur dhe diskutuar mbi çështje të komunitetit shqiptar në jug të Suedisë.
18 Maj 2024 – Pjesëmarrja dhe fjala e Ambasadores Albana Dautllari në aktivitetin e organizuar nga shoqata “Jehona”, “Rrugëtimi i Arbëreshëve në shekuj”
—————————————————————
Në datën 8 maj 2024, në ambjentet e Ambasadës së RSH në Suedi mikpritëm anetarë të bordit drejtues të shoqatës kulturore “Teuta Stokholm” për të folur dhe planifikuar disa projekte të përbashkëta për promovimin e Shqipërisë dhe kulturës shqiptare. Projekti i parë në këtë drejtim do të prezantohet shumë shpejt për të gjithë komunitetin shqiptar dhe të huaj në Suedi.
Më 9 Maj 2024, Ambasadorja e Shqipërisë në Suedi, Albana Dautllari, zhvilloi një takim me shoqatat shqiptare dhe komunitetin shqiptar në Malmo për ti falenderuar për punen që bëjnë për ruajtjen e identitetit dhe kulturës, ndër të tjera edhe nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe në shkolla. Takimi u realizua nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare “Iliria”, Shoqata Shqiptare “Kosovarja” dhe përfaqësues të shoqatave tjera në jug të Suedisë.
Më 18 Maj 2024, Ambasadorja Dautllari mori pjesë dhe mbajti fjalën në aktivitetin e organizuar nga shoqata “Jehona”, “Rrugëtimi i Arbëreshëve në shekuj”.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, Ambasadorja vlerësoi kontributin e çmuar të arbëreshëve në shekuj për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, ndërkohë që njoftoi se shumë shpejt do të hapet Muzeu i Arbëreshëve në Shqipëri.
Gjithashtu, Ambasadorja bëri me dije se së bashku me palën italiane dhe komunitetin arbëresh po punohet për paraqitjen e kandidaturës së riteve arbëreshe të pranveres “Moti i Madh” në UNESCO.