Gjatë vizitës zyrtare në Finlandë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani pati një takim të frytshëm me Ministrin për Çështjet Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Anders Adlercreutz.
Ministri Hasani falenderoi Finlandën për ndihmën e deritanishme teknike dhe kërkoi mbështetjen e vazhdueshme për përgatitjen e institucioneve të Shqipërisë për negociatat me BE-në.
Ai theksoi rëndësinë e adresimit të masave të përshkruara në Udhërrëfyesin për Sundimin e Ligjit, një pikë referimi kyçe për bazat e grupeve në pritje të miratimit nga Këshilli.
“Shqipëria është mirënjohëse ndaj Finlandës për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor.