Albana Dautllari
Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, jorezident në Mbretërinë e Norvegjisë, Republikën e Finlandës dhe Islandës
Albana Dautllari
EKSPERIENCE PROFESIONALE
Shkurt 2024 – tani: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, jorezident në Mbretërinë e Norvegjisë, Republikën e Finlandës dhe Islandës.
Nëntor 2021- Janar 2024: Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në OKB (gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit 2022-2023)
Shkurt 2018 – Nëntor 2021: Ambasador, Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Strasburg.
Maj 2016 – Janar 2018: Drejtor i Protokollit të Shtetit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Maj 2015 – Maj 2016: Drejtor, Departamenti i Amerikave, Paqësorit, Azisë dhe Afrikës, Ministria e Punëve të Jashtme.
Janar 2014 – Maj 2015: Drejtor, Departamenti i Diplomacisë Ekonomike dhe Publike, Ministria e Punëve të Jashtme.
Korrik 2012 – Dhjetor 2013: Departamenti i NATO-s, Ministria e Punëve të Jashtme;
Shtator 2008- Qershor 2012: Shef Seksioni Politik, Këshilltar, Përfaqësimi i Përhershëm i Shqipërisë në NATO.
Shtator – Dhjetor 2007: I Ngarkuari me Punë, Misioni i Përhershëm i Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë.
Gusht 2003 – Shtator 2007: Zëvendës Shef i Misionit, Këshilltar, Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë.
Shtator 2002 – Gusht 2003: Departamenti për Çështjet e Demokracisë dhe Sigurisë, Ministria e Punëve të Jashtme.
Qershor 2002 – Gusht 2002: Sekretar i Parë, Misioni Shqiptar në NATO.
Tetor 2001 – Qershor 2002: ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Çështjet e Demokracisë dhe Sigurisë, Ministria e Punëve të Jashtme.
Janar 2001 – Tetor 2001: Asistent për Marrëdhëniet me Jashtë, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.
Mars 2000 – 12 Janar 200: Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit.
EKSPERIONE TË TJERA PROFESIONALE
Janar 2020 – Nëntor 2021: Zëvendëskryetar i zgjedhur i Byrosë së Komitetit të Palëve të Konventës së Stambollit
Mars – Nëntor 2021: Kryetar i Grupit Raportues GR-C – Arsimi, Kultura, Sporti, Rinia dhe Mjedisi. Grupet e raportuesve janë struktura pune joformale të Zëvendës Ministrave në Këshillin e Evropës. Ata përgatisin vendime për miratim për Komitetin e Ministrave (KM).
Korrik 2021 – Dhjetor 2021: Anëtar i Bordit të Qendrës Evropiane Wergeland, Norvegji
Prill 2021 – Dhjetor 2021: zgjidhet Zëvendës Kryetar i Bordit Drejtues të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.
ARSIMI
1995- 1999: Diplomë Master në Drejtësi, Universiteti i Sofjes “St. Kliment Ohridski”, Fakulteti Juridik, Sofje, Bullgari
8 tetor – 8 dhjetor 2000: “Kursi i liderëve” Qendra Marshall, Garmisch, Gjermani
7- 28 gusht 2004: Programi i vizitorëve ndërkombëtarë në SHBA, organizuar nga Departamenti i Shtetit
GJUHËT
Anglisht, italisht, bullgarisht, frëngjisht (jo në nivel pune)