Më 14 mars, Ambasada e RSh-së në Zvicër, në bashkëpunim me shoqatën Swiss Albania Event, të drejtuar nga znj. Aina Hoti , organizoi në ambientet e Ambasadës një pritje festive me rastin e Ditës së Verës.
Në këtë aktivitet morën pjesë shtetas shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, inxhinierë, afaristë, artistë e studentë, të cilët kontribuan në atmosferën festive duke sjellë gatime dhe pije tradicionale shqiptare.
Ambasada i falënderon përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe kontributin e tyre.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Ermal Dredha , ndau gjithashtu informacion mbi organizimin e Samiti i IV i Diasporës Shqiptare, që do të zhvillohet në Tiranë më 14–15 prill 2026, duke shprehur dëshirën që sa më shumë përfaqësues të komunitetit shqiptar në Zvicër të jenë pjesë e këtij takimi të rëndësishëm për diasporën.
Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, z. Rexhep Demiri.
Kjo ditë dëshmoi edhe një herë se traditat tona na bashkojnë dhe na mbajnë pranë njëri-tjetrit, edhe larg atdheut.



