Me rastin e përurimit të Konsullatës së Nderit në Lugano të Kanton Tiçinos, Ambasadori i shoqëruar nga Konsulli i Nderit, z.Marco Vigilante si dhe Sekretari i Parë i Ambasadës, z.Valon Gashi, u prit nga autoritetet e larta të këtij kantoni.
Ambasadori Nano, në takimin e parë u prit nga Presidenti i Këshillit të Kantonit Tiçino, në Bellinzona, z.Raffaele De Rosa, në të dytin nga Drejtori i Dhomës së Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Shërbimeve të Kantonit të Tiçinos, z.Luca Albertoni, të cilin e shoqëronin dy biznesmen të fuqishëm, si z.Paolo Rosso dhe z.Valentino Benicchio dhe të tretin nga kryetari i qytetit z.Michele Foletti dhe stafi i tij.
Qëllimi i këtyre takimeve është synimi për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi midis Ticino-s dhe Shqipërisë, si dhe promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona.