Zgjedhja e një libri të mirë është gjithmonë një aventurë e re! Tani mund të njiheni me librin e ri të Znj. Mimoza Hysa, një shkrimtare shqiptare që po përhap talentin e saj edhe në gjuhën gjermane.
Libri, “Bijat e Gjeneralit”, tanimë i përkthyer në gjuhën gjermane nga znj.Loreta Schillock, u promovua më 26 prill në bibliotekën Pestalozzi në Zyrih dhe është një must-read për të gjithë dashamirësit e letërsisë së përkthyer.
Në këtë aktivitet kulturor të organizuar nga Koordinatori i “Shkollës Shqipe” në Zvicër, Profesor Vaxhid Sejdiu, morën pjesë mësues shqiptarë, dashamirës të librave dhe veprimtarë!