Më 19 tetor 2024, në Lucern u zhvillua mbrëmje kulturore e organizuar nga Shoqata Humanitare “Nënë Tereza”. Aktiviteti i titulluar “𝐊𝐚𝐝𝐚𝐫𝐞: 𝐄 𝐏𝐚𝐯𝐝𝐞𝐤𝐬𝐡𝐦𝐣𝐚 𝐋𝐞𝐭𝐫𝐚𝐫𝐞, 𝐒𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐍𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐙ë𝐫𝐢 𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐢𝐭” i kushtohej trashëgimisë letrare dhe zërit kombëtar të shkrimtarit të madh 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐢𝐥 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐫𝐞.
Ambasada u përfaqësua në këtë ngjarje kulturore nga z. Valon Gashi, Sekretar i Parë i Ambasadës Shqiptare në Bernë, i cili u bashkua në nderimin e ndikimit të thellë të Kadaresë në letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Mbrëmja përfshiu diskutime mbi veprën e Kadaresë, ndikimin e tij në identitetin kombëtar shqiptar, si dhe performanca muzikore që e pasuruan programin e kësaj mbrëmjeje.
Falënderojmë organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në përkujtimin e një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqiptare.
<