Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër në kuadër të aktiviteteve të saja, dje (06.11.2024) shfaqi filmin “𝗡ë𝗻𝘁𝗼𝗿𝗶 𝗶 𝗗𝘆𝘁ë” në Bibliotekën PBZ Hardau, Zyrih, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 𝟖𝟎-𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë Ç𝐥𝐢𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë.
Në këtë ngjarje morën pjesë me entuziazëm nxënës të shkollave shqipe, mësues, pjesëtarë të diasporës shqiptare në Zvicër dhe personalitete të rëndësishme. Nga Ambasada e RSH-së ishin Znj. Monika Zguro, Këshilltare, dhe Z. Valon Gashi, Sekretar i Parë. I Pranishëm ishte edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Zyrih, Z. Vigan Berisha dhe afarist.
Ngjarja u hap nga Znj. Monika Zguro, e cila përshëndeti të pranishmit dhe foli mbi filmin “Nëntori i Dytë” si dhe 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭ë𝐧 “𝐍ë 𝐚𝐧ë𝐧 𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐮𝐫 𝐭ë 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐬ë,” 𝐧𝐣ë 𝐮𝐝𝐡ë𝐭𝐢𝐦 𝐩ë𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐳𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐜ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐠𝐣𝐚𝐭ë 𝐋𝐮𝐟𝐭ë𝐬 𝐬ë 𝐃𝐲𝐭ë 𝐁𝐨𝐭ë𝐫𝐨𝐫𝐞. Znj. Zguro falënderoi gjithashtu Drejtoren e Bibliotekës PBZ Hardau, znj. Suela Jorgaqi, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i jep Ambasadës për organizimin e aktiviteteve kulturore në këto ambiente, e poashtu dhe profesorin Vaxhid Sejdiu, i cili ndihmoi në realizimin e këtij aktiviteti.
Ambasada ka kënaqësinë të njoftojë se më 7, 8 dhe 9 nëntor do të mbahet Festivali “Tri Net Film Fest” në Kino Pathé, Spreitenbach, ku më 8 nëntor do të shfaqet 𝐟𝐢𝐥𝐦𝐢 “𝐏ë𝐫𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢” 𝐢 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐃𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭ë𝐫 𝐀𝐧𝐚𝐠𝐧𝐨𝐬𝐭𝐢, 𝐧𝐣ë 𝐝𝐞𝐝𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐝ë𝐬𝐡𝐦𝐨𝐫ë𝐭 𝐞 𝐚𝐭𝐝𝐡𝐞𝐮𝐭.
Ju mirëpresim të na bashkoheni në këto aktivitete të veçanta për të nderuar dhe kujtuar historinë tonë kombëtare!