Më date 8 nëntor në Kinema “Pathé” të Spreitenbach-ut, u shfaq 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐫𝐢 “𝐏ë𝐫𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢”i regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti, i cili u prezantua me shumë interes gjatë natës së dytë të festivalit “Tri Net Film Fest”.
Ky dokumentar i veçantë, i cili nderon kujtimin e heronjve të rënë për liri, u prit me entuziazëm dhe përkushtim nga audienca, duke krijuar një atmosferë reflektimi dhe respekti në prag të 𝟖𝟎-𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë Ç𝐥𝐢𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë. Nga Ambasada mori pjese Znj.Monika Zguro dhe Z.Valon Gashi, po ashtu të pranishëm ishin dhe artist shqiptare.
Shprehim falënderimet tona për organizatorët e festivalit Studio “Aktrimi” Zvicër për këtë bashkëpunim të frytshëm dhe për përfshirjen e dokumentarit “Përjetësi”, duke na dhënë mundësinë të promovojmë vlerat e artit dhe historisë shqiptare në diasporë.
Faleminderit të gjithëve që u bënë pjesë e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme!