5 Tetor 2025 – Shqipëria ka mirëpritur samitin dyditor të Procesit të Brdo-Brijunit, i cili zhvillohet në datat 5 dhe 6 tetor 2025 në Golem.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, znj. Elisa Spiropali e cilësoi këtë takim si një moment domethënës për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin.
“Mirëpresim Krerët e Shteteve të Procesit të Brdo – Brijunit.
Samiti mbahet në një moment domethënës në Shqipëri, teksa rajoni ynë ka në duar instrumentin financiar që përshpejton afrimin ekonomik dhe social me BE-në, Planin e ri të Rritjes.” – shprehet Ministrja Spiropali.