Në vijim të takimeve të kortezisë pas marrjes së detyrës në Bernë, Ambasadori i RSH-së në Zvicër, z. Ermal Dredha , u prit dje në takim nga Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe në Bernë, znj. Hissa Alotaiba.
Takimi u zhvillua në një frymë të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, duke riafirmuar vullnetin për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin dypalësh në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.



