Në një ceremoni zyrtare të mbajtur në Kështjellën e kryeqytetit të Principatës së Lihtenshteinit, Vaduz, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Dredha , paraqiti dje Letrat Kredenciale për Princin Trashëgimtar të Lihtenshteinit, Alois.
Pas dorëzimit të Letrave Kredenciale, Ambasadori Dredha dhe Princi Alois, kanë diskutuar mbi thellimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe shprehjen e vullnetit për bashkëpunim të ngushtë në shumë fusha të interesit të përbashkët.



