Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombetare të Femijëve, në Lozanë u zhvillua një aktivitet i mrekullueshëm kushtuar fëmijëve shqiptarë, organizuar nga “Swiss Albania Evente”, e drejtuar me përkushtim nga znj. Ainta Hoti, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër dhe institucioneve partnere.
Atmosfera festive u pasurua me lexime shqip, aplikacione edukative, pikturë në fytyra të fëmijëve, ushqime dhe pije tradicionale shqiptare.
Në qendër të vëmendjes ishte konkursi artistik “Kujtime nga Atdheu”, ku 21 punime nga fëmijët shqiptarë në Zvicër u vlerësuan nga një juri profesionale. Në këtë ngjarje të veçantë, znj. Monika Zguro, përfaqësuese e Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, përshëndeti me një fjalë rasti emocionuese, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare në mërgatë.
Ky aktivitet u bë i mundur falë bashkëpunimit të gjerë me Ambasadën tonë, Agjencinë Kombëtare të Diasporës, Dhomën e Biznesit të Diasporës, përfaqësuar nga Egin Telqiu, General Swiss Service, përfaqësuar nga Klaudio Frenga, dhe kontributit të fotografes R. C. Anaider.
Një ditë që i bashkoi të vegjlit tanë me rrënjët, gjuhën dhe artin e bukur shqiptar!











