Më 20 korrik 1970, Shqipëria dhe Zvicra vendosën marrëdhënie diplomatike. Që prej asaj dite, janë ndërtuar ura të forta bashkëpunimi në fusha të shumta: zhvillim, arsim, mbrojtje sociale, infrastrukturë dhe ndihmë humanitare.
Me këtë rast të veçantë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bern uron përzemërsisht 55-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona mike. Le të vijojë kjo miqësi dhe partneritet me sukses edhe në të ardhmen!
Në këtë përvjetor simbolik, ndajmë me ju një video me dokumente arkivore që dëshmojnë historinë dhe thellësinë e kësaj marrëdhënieje të çmuar.
