Ambasada e RSH-së në Zvicër, të shtunën (03.11.2024) nisi serinë e aktiviteteve kushtuar 𝟖𝟎-𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë Ç𝐥𝐢𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë me një ngjarje të veçantë në Lozanë, e bashkëorganizuar me Shoqatën “Swiss Albania Event”, të drejtuar nga Znj.Aina Hoti. Ky ishte aktiviteti i parë nga katër që do të zhvillohen në disa kantone të ndryshme të Zvicrës gjatë këtij viti jubilar.
Gjatë aktivitetit, u shfaq 𝐟𝐢𝐥𝐦𝐢 klasik shqiptar “𝐓𝐨𝐦𝐤𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐨𝐤ë𝐭 𝐞 𝐓𝐢𝐣”, i cili përcjell mesazhin e guximit dhe rezistencës së brezit të ri shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të vizitojnë një 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭ë 𝐦𝐞 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞, që ndriçon rolin dhe kontributin e shqiptarëve gjatë kësaj periudhe vendimtare.
Në këtë ngjarje morën pjesë anëtarë të diasporës shqiptare dhe qytetarë zviceranë nga pjesa frankofone, duke krijuar një moment të veçantë bashkimi dhe reflektimi. Ambasada Shqiptare në Zvicër u përfaqësua nga Sekretari i Parë, z.Valon Gashi, i cili falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe interesin ndaj historisë dhe kulturës shqiptare.
Një falënderim dhe mirënjohje për Znj. Aina Hoti, e cila ishte bashkëorganizatore e këtij aktiviteti dhe pa përkushtimin e saj ky sukses nuk do të ishte i mundur.
Ky është vetëm fillimi! Më poshtë mund të shihni disa momente nga ky aktivitet i paharrueshëm dhe na ndiqni për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve të ardhshme!